Vjosa Osmani: Kosova synon anëtarësimin në OKB
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo në New York ka takuar nënkryetaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështjet Politike dhe Ndërtim të Paqes, Rosemary DiCarlo.
Osmani tha se Kosova synon të zgjerojë marrëdhëniet me shtetet anëtare të OKB-së dhe synon anëtarësimin në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.
"Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët dhe organizatat ndërkombëtare. Ajo ka thënë se Kosova është gjithashtu e interesuar të zgjerojë marrëdhëniet me shtetet anëtare të OKB-së dhe synon anëtarësimin në OKB", thuhet në njoftimin e presidencës.
Në takim është diskutuar edhe për situatën në Ukrainë, kriza energjetike dhe ushqimore, si dhe dialogu me Serbinë.
Presidentja Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në kaudër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në këto punime ishte diskutuar edhe për Kosovën.