"Kam nderin...": Osmani emëron Gashin, shqiptarin nga ShBA-ja, për shef të misionit në Poloni
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar përmes një postimi në X, se e ka emëruar Drilon Gashin, një biznesmen shqiptar nga Amerika, në pozitën e shefit të misionit të Kosovës në Poloni.
Në këtë vend, ku pritet të hapet ambasada e Kosovës, do të shkojë Gashi.
Osmani ka shkruar se ky emërim shënon një moment historik në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Polonisë.
“I lumtur që kemi emëruar z. Drilon Gashi, një kosovaro-amerikan i suksesshëm, si shef i misionit në misionin tonë në Varshavë. Kjo shënon një moment historik të rëndësishëm në marrëdhëniet tona dhe pasqyron angazhimin tonë për të nxitur lidhje edhe më të forta ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.” – ka thënë ajo.
Happy to have appointed Mr. Drilon Gashi, a successful Kosovar-American, as the Chief of Mission in our Mission in Warsaw.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 17, 2023
This marks a significant milestone in our relations and reflects our commitment to fostering even stronger ties between 🇽🇰 & 🇵🇱. pic.twitter.com/ixnSnSSGMw
Ndërsa Gashi shkroi se ka nderin e madh që të emërohet në këtë pozitë.
“Kam nderin dhe privilegjin e madh të emërohem nga Presidentja Vjosa Osmani si shef i misionit të Kosovës në Poloni. Pres me padurim forcimin e lidhjeve me Poloninë si një partner i madh i Kosovës dhe kultivimin e mëtejshëm të lidhjeve të komunitetit kosovaro-polak.” - shkroi ai.