Vjehrra dhe një person tjetër rrahin gruan në Fushë-Kosovë - NACIONALE

Vjehrra dhe një person tjetër rrahin gruan në Fushë-Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Fushë-Kosovë është rrahur nga vjehrra e saj dhe një person tjetër.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh, ku është njoftuar se i dyshuari, është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar dhe vjehrra e saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.” – thuhet në raportin e policisë.

Lajme të ngjashme