Vjedhje në një shtëpi në Lipjan, hajni vodhi pushkët dhe stolitë - NACIONALE

Vjedhje në një shtëpi në Lipjan, hajni vodhi pushkët dhe stolitë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pushkë e stoli vodhi dikush në një shtëpi në Lipjan, thuhet në raportin njëzet e katër orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është vlerësuar për “Vjedhje e Rëndë” dhe kanë nisur hetimet.

VJEDHJE E RËNDË- Lipjan 02.03.2025-14:45. Ankuesi kosovar ka raportuar se persona të panjohur pasi ia kanë thyer shtëpinë, ia kanë vjedhur një armë me 300-fishekë dhe tri armë gjuetie me 100-fishekë, stoli ari dhe bizhuteri, vlera e të cilave ende nuk dihet. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

Lajme të ngjashme