Vizitë “tepër të vlefshme”, thotë Kurti pas takimin me kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut - NACIONALE

Vizitë “tepër të vlefshme”, thotë Kurti pas takimin me kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gash, vizitë këtë të cilin e quajti “tepër të vlefshme” e “tepër të rëndësishme”.

“Një javë pasi ishim nikoqir të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për mbledhjen e dytë të përbashkët qeveritare, sot kisha nderin dhe kënaqësinë ta mirëpres Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi”, shkroi Kurti në Facebook.

“Bashkëpunimi parlamentar mund t'i çojë më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve tona dhe të afrojmë edhe më shumë qytetarët e dy vendeve. Andaj vizitat si kjo janë tejet të vlefshme, e grupet parlamentare të miqësisë, tejet të rëndësishme”, ka shkruar mes tjerash ai.

Lajme të ngjashme