Vizita e Thaçi në Kosovë, deklarohet Gjykata Speciale
Gjykata Speciale është deklaruar për vizitën e sotme të ish-presidenti Hashim Thaçi.
Në përgjigjen e Speciales janë treguar arsyet e kësaj vizite.
“Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë në Kosovë nga paraburgimi për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen, raporton Klan Kosova.