Vizita e shefit të CIA-s, Selimi: Paprtimas nuk ka më breshëri të planeve për të hapur Urën e Ibrit
Petrit Selimi, analist dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet pas vizitës së shefit të CIA-s, William Burns.
Sipas tij, nuk ka më breshëri të përditshme të planeve për të hapur Urën e Ibrit.
Tutje, Selimi ka shkruar se tash mund të përqëndrohemi në gjëra të tjera.
“Vizita nga drejtori i CIA-s duket se ka pasur një efekt në Kosovë. Ai e solli mu porosinë e njëjtë që e kishte ambasadori amerikan: punoni me ne, mos eskaloni. Krejt papritmas, nuk ka më breshëri të përditshme të planeve për ta hapur urën. Duket se çështja është pluhurosur dhe ne mund të përqendrohemi në gjëra të tjera” – ka shkruar ai.
The visit from @CIA director seems to have had an effect in Kosovo. He brought the very same message US Ambassador had: work with us, don’t escalate. All of the sudden, no daily barrage of plans to open the bridge anymore. Seems the issue is dusted & we can focus on other stuff.
— Petrit Selimi (@Petrit) August 26, 2024