Vizita e Presidentit Begaj në Kosovë, Policia del me njoftim
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me vizitën e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj në Kosovë.
Në njoftim thuhet se policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore gjatë orëve të pasdites.
Njoftimi i plotë:
Më 12 qershor 2026, në orët e mbrëmjes, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për një vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj.
Me këtë rast, Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite njëditore, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
Për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, me ardhjen e presidentit sot në orët e pasdites në pikën kufitare në Vërmicë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës deri në kthimin e tij, i cili po ashtu do të ndodhë sot në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta. Po ashtu, mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.
Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.