Vizita e fundit në Kosovë si president, Osmani e pret Metën me ceremoni shtetërore
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është në ditët e fundit të mandatit të tij në krye të shtetit shqiptar.
E vizitën e fundit në këtë cilësi, ai ka zgjedhur ta bëjë në Kosovë, raporton gazeta Nacionale.
Meta është pritur mëngjesin e sotëm me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas takimit, pritet të ketë edhe një konferencë për media.
Ilir Meta sot do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti e kryeparlamentarin Glauk Konjufca.