Vizita e Brnabiqit në Kosovë, Policia bllokon disa rrugë në veri
Policia e Kosovës ka njoftuar se me rastin e vizitës së kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq në Mitrovicën Veriore, do të bllokohen disa rrugë.
Sipas policisë, në segmentet nëpër të cilën do të kalojë eskorta e kryeministres serbe do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitetet.
“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.