Vizita e Blinkenit e gëzon Edi Ramën: Ka një vlerë të veçantë për Shqipërinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar vizitën e paralajmëruar të Antony Blinkenit, sekretar amerikan i Shtetit, që pritet të vijë në Shqipëri javën e ardhshme.
Në postimin e tij, Rama ka shkruar se vizita e Blinkenit është një vlerë e veçantë për Shqipërinë.
“ARDHJA E NJË SEKRETARI TË SHTETIT në këto kohë kaq të trazuara për botën, si edhe zgjedhja për ta vizituar rajonin tonë duke u ndalur pikërisht në kryeqytetin shqiptar, kanë një vlerë të veçantë për Shqipërinë. E teksa përgatitemi për t’i uruar mirëseardhjen mikut të çmuar, dua të rinënvizoj angazhimin e plotë të Shqipërisë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.” – shkroi ai ndër të tjera.