Vizia në ShBA: Kurti e pret në konsullatë të Kosovës kongresistin republikan Keith Self
Vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, depueti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Republikane, Keith Self, të cilin e mirëpriti në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York, bëri të ditur Zyra e Kryeministrit.
Zyra njoftoi se Kurti dhe Self “diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.”
“Kryeministri e njoftoi kongresistin Self për investimet që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu pajisjet dhe armatimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit bilateral në mbrojtje. Ndër të tjera, ai theksoi vendimet e qeverisë për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme nga ShBA-të të shtetasve të vendeve të treta dhe, së fundmi, heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA, si dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si shprehje dhe dëshmi e partneritetit të besueshëm.” – thuhet tutje në vazhdim.