Vitia: Para se të bëhej kryeministër, Kurti ka qenë shumë i ashpër me mjekët
Bujar Vitia, gazetari që përcjell prej vitesh sektorin e shëndetësisë, ka bërë me dije se kryeministri Albin Kurti i ka ndërruar qëndrimet edhe për këtë sektor.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kur Kurti ka qenë në opozitë ka qenë më i ashpër me mjekët.
Sipas tij, Kurti kërkonte që mjekët të mos punonin në sektorit publik dhe në atë privat.
Ai ka bërë me dije se tani mjekëve nuk po ua ndalon punën në sektorin privat.
“Para se te behej kryeminister, Kurti ka qene shume i ashper me mjeket. Ne 2019 thoshte se mjeket nuk duhet te punojne ne publik dhe privat, dhe shtonte se mjeket nuk guxojne te rekrutojne paciente nga spitalet publike per ne ordinancat e tyre private. Tash ka ndryshu qasje. Qeveria nuk po ua ndalon mjekeve me punu edhe ne privat, por po iu jep shtesa mjekeve qe punojne vetem ne publik. E mire kjo perpjekje ama shtesa duhet me qene se paku 70 per qind nese doni me i bo konkurrence privatit”, ka shkruar Vitia.