Vitia: Mbi gjysmë milioni euro po investohet në Klinikën e Oftalmologjisë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se po investohet mbi gjysmë milioni në Klinikën e Oftalmologjisë.
Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka thënë se kanë filluar investimet në pajisje mjekësore bashkëkohore dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë.
“550 mijë euro: Investime në Klinikën e Oftalmologjisë. Kemi filluar investimet në pajisje mjekësore bashkëkohore dhe rregullimin e infrastrukturës në Klinikën e Oftalmologjisë. Për fëmijët: së shpejti mbërrin aparatura bashkëkohore për ekzaminimin oftalmologjik tek të lindurit para kohe (retinopatia e prematurëve “ROP”).” – ka bërë të ditur Vitia.
Ai tutje ka thënë janë duke rinovuar e riorganizuar në dy reparte e Kilinës në A dhe B.
“Për pacientët: Rinovime e riorganizime në dy repartet e Klinikës (A dhe B). Në vijim janë dy repartet e tjera (C dhe D) së bashku me sallat operative dhe diagnostikën. Pajijset e reja mjekësore & infrastruktura e përmirësuar mundësojnë: Saktësi dhe shpejtësi në diagnostikim Shërbime të reja, Rritje të cilësisë së shërbimeve ekzistuese, Dyfishim të shërbimeve, Ekonomizim të shpenzimeve publike, Vijon transformimi Klinikë për Klinikë. Vendosja në përdorim e pajisjeve të reja minimizon rastet e trajtimit jashtë spitaleve publike. Kursejmë në afatmesëm rreth 6 milionë euro.” – ka përfunduar Vitia.