Vitia jep detaje për kontributet rreth sigurimit shëndetësor: 3.5% nga punëtori, 3.5% nga punëdhënësi
Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë, ka folur rreth projektligjit për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.
Sipas tij, ky projektligj po vjen pas një periudhe të gjatë diskutimesh.
Tutje, Vitia sqaroi edhe mënyrën e kontributit që do të jepet për sigurimin shëndetësor.
“Është më rëndësi që ky projektligj vjen pas një periudhe te gjatë diskutimesh, marr parasysh rëndësinë që ka ky projektligj. Ne kemi analizuar të gjitha sfidat dhe mangësitë që ka sistemi shëndetësorë. Është hapi themelor për krijimin e sigurimeve shëndetësore. Më këtë po rregullohen shumë gjëra. Po rregullohen edhe çështjet për mbledhjen e kontributeve nga qytetarë për fondin e sigurimeve. Kostoja shtesë për qytetar do të jetë një mbledhje e kontributeve shtesë në emër të solidaritetit që të shtohet buxheti në shëndetësi. 7 për qind do të jenë, ku 3,5 për qind do të jenë nga paga e qytetarëve dhe 3,5 për qind nga punëdhënësi”, tha Vitia, transmeton EO.