Vitia e viziton Mehanin në spital: Gjendja e tij është stabile - NACIONALE

Vitia e viziton Mehanin në spital: Gjendja e tij është stabile

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se e ka vizituar në spital zëvendësministrin, Hysni Mehani, pasi dyshohet se u sulmua fizikisht nga Sami Lushtaku në Skenderaj.

Vitia në një shkrim në Facebook, ka thënë se “gjendja e tij është stabile”.

“Janë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe gjendja e tij është stabile. Gjatë ditës së nesërme do të realizohen edhe ekzaminime shtesë.

Përtej bindjeve politike, dhuna nuk mundet dhe nuk guxon të bëhet mjet komunikimi në një shoqëri demokratike. Sulmet fizike ndaj përfaqësuesve politikë, aktivistëve apo qytetarëve janë të papranueshme dhe cenojnë vetë frymën demokratike të vendit tonë.

I urova shërim të shpejtë bashkaktivistit tonë Hysniut dhe shpreha mbështetjen time të plotë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme