Viti 2018, Albin Kurti në mediat serbe: Hashim Thaçi i frikësohet Gjykatës Speciale - NACIONALE

Viti 2018, Albin Kurti në mediat serbe: Hashim Thaçi i frikësohet Gjykatës Speciale

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sigurisht të gjithë e kujtojnë postimin e gjatë të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, teksa i thoshte ish-presidentit, Hashim Thaçi, “Shko në Hagë”.

Megjithatë, një intervistë e kryeministrit Kurti në televizionin serb TV1, nuk ka qarkulluar fort në mediat e Kosovës.

Në vitin 2018 në një intervistë për këtë medium, Kurti fliste për situatën politike në Kosovë, presidentin e Serbisë, Vuçiq e vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Megjithatë, kur komentoi për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndaj tij pati një akuzë më të rëndë. Tha se frikësohet nga Gjykata Speciale, raporton gazeta Nacionle.

“Presidenti i Kosovës është shumë i dobët, meqë ai i frikësohet shumë Gjykatës Speciale”, thotë gjatë intervistës kryeministri Kurti.

Ndryshe, Hashim Thaçi bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e të tjerët, janë të arrestuar nga Gjykata Speciale për gati 2 vjet.

Momenti kur flet për Thaçin mund ta ndiqni në këtë video nga minuta 8:30.

Lajme të ngjashme