“Vita” kërkon transparencë: Qumështi i fermerëve tanë është cilësor
Drejtori i qumështores “VITA”, Lekë Sahatçiu, ka kërkua transparencë nga institucionet e Kosovës.
Në konferencën e sotme për media, ai ka thënë se 50 për qind e fermerëve të Kosovës e sjellin qumështin te fabrika për përpunimin e qumështit, VITA.
Ai ka vlerësuar se qumështi i fermerëve të kësaj kompanie është cilësor.
“Siç e dimë të gjithë, qumështorja VITA që 20 vjet është në treg dhe është zhvilluesi kryesor i të gjithë industrisë së qumështit”, ka thënë Sahatçiu, duke lavdëruar fermerët.
“Gjatë 20 vjetëve, sigurisht edhe ne jemi rritur me partnerët tanë që janë fermerët, që është pjesa kryesore dhe partnerët tanë kryesorë, pra fermerët e fabrikës sonë”, ka thënë ai.
“Statistikisht, fabrika e qumështit VITA, përpunimit të qumështit, pranon nga të gjithë fermerët e Republikës së Kosovës. Statistikisht 50 për qind të fermerëve të Republikës së Kosovës sjellin qumësht te ne dhe ne e grumbullojmë qumështin e tyre”.
Ai ka kërkuar transparencë nga institucionet.
“Dëshirojmë të bëjmë diçka tjetër të qartë që gjithashtu ka qenë pjesë e diskutimit publik, është që nëse kemi pasur hezitim që të inspektohemi nga AVUK-u apo nga ndonjë institucion tjetër kompetent. Kjo është tërësisht e pavërtetë, gjithmonë jemi në koordinim me AVUK-un dhe çdo institucion tjetër kompetent”, ka thënë ai, duke u shprehur i hapur për cdo bashkëpunim me institucionet.
“Gjithmonë kemi bashkëpunuar me ta dhe bashkëpunojmë me ta. Madje mundemi me shku edhe pak ma larg, e mundemi me thanë që nëse është e nevojshme nga AVUK-u apo nga çfarëdo institucioni tjetër kompetent, të hapin një zyrë në fabrikën e VITA-s, aq transparent e kemi procesin dhe nuk kemi asgjë për të fshehur”, është shprehur ai.