Visar Azemi për kandidaturën në Ferizaj: Jo fjalë, por punë të mëdha
Visar Azemi ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të LDK-së.
Ai ka publikuar një video në rrjete sociale.
Postimi:
Ferizajin e dua shumë. Jo vetëm sepse është qyteti im, por sepse e di çka mundet me qenë. E di sa shumë kemi me fitu nëse vendosim me punu ndershëm, me vizion e me dashni për këtë vend.
Po kandidoj për Kryetar të Ferizajit me një qëllim të qartë: me e bo jetën ma të mirë e ma të lehtë për secilin. Jo me fjalë të mëdha, por me punë të përditshme e vendime që e vendosin qytetarin në qendër.
S’kam premtime boshe. Kam vullnet, plan, dhe besimin se bashkë mundemi me e çu përpara këtë qytet.
Ferizaji meriton më shumë. E këtë herë, le ta bëjmë bashkë.