Visar Azemi: Me mbështetjen e qytetarëve do ta ndërtojmë një Kosovë të drejt për të gjithë - NACIONALE

Visar Azemi: Me mbështetjen e qytetarëve do ta ndërtojmë një Kosovë të drejt për të gjithë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka shkruar për tubimin e kësaj të enjte të LDK-së në Shtime të quajtur “Turneu i Ndryshimit”.

Azemi ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje në këtë tubim.

Bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe shumë qytetarë të Shtimes, ndamë një moment të paharrueshëm që ri-konfirmoi rrugëtimin tonë drejt një të ardhmeje që duam për Kosovën.

Falënderojmë çdo pjesëmarrës që na u bashkua në këtë udhëtim të rëndësishëm për ndryshimin.

Turneu i Ndryshimit vazhdon edhe në qytete tjera sepse kemi një rrugë përpara plot sfida, por edhe plot mundësi.

Me LDK-në dhe mbështetjen tuaj, do të ndërtojmë një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë për të gjithë.”

Lajme të ngjashme