Viktor Buzhala: Qeveria për një vit ka hapur 25 mijë vende pune në Kosovë, e 42 mijë në Gjermani
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë për një vit Qeveria ka hapur gjithsej 67 mijë vende pune.
Ai shkruan se 25 mijë janë punësuar në Kosovë teksa 42 mijë në Gjermani dhe kjo është si rezultat i “qeverisjes fenomenale”
“Per nje vit qeveria i ka hape 25 mije vende pune ne Kosove e 42 mije vende pune ne Gjermani dhe Zvicer. Pra, per 1 vit jane hape 67 mije vende pune, pjesa me e madhe me rroga nga 2000 euro. Çfare qeverisje fenomenale, e ju prape ankohi per krize e per rritje çmimesh.”, ka shkruar ai në Facebook.
