Viktima ishte grua: Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi” - NACIONALE

Viktima ishte grua: Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka dhënë detaje për aksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku një person mbeti i vdekur dhe disa të tjerë u lënduan.

Policia ka bërë të ditur se viktima nga ky aksident ishte një grua.

Më tej, shoferi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Autostrada Arbër Xhaferi-Bibaj, Ferizaj 09.07.2023-17:40. Një automjet transportues (kamion) dhe një veturë me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë një person femër kosovare (pasagjere në veturë) si dhe lëndime trupore kanë pësuar disa tjerë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, ndërsa drejtuesi i automjetit transportues është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme