Vidhen paratë për bamirësi në dy objekte fetare në Gjilan - NACIONALE

Vidhen paratë për bamirësi në dy objekte fetare në Gjilan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy raste të vjedhjeve të rënda në objektet fetare në Gjilan janë raportuar në Policinë e Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh, në të dy këto raste janë vjedhur sasi të parave që ishin mbledhur për bamirësi.

Raporti i plotë:

VJEDHJE E RËNDË

Gjilan / 14.01.2024 – 12:45. Ankuesi kosovar ka raportuar se një person i panjohur dyshohet se ka hapur me dhunë kasafortën e një objekti të kultit fetar dhe nga aty ka vjedhur një sasi të parave që ishin mbledhur për bamirësi. Rasti nën hetime.

Gjilan / 16.01.2024 – 14:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se nga person/a të panjohur dyshohet se është vjedhur kasaforta e një objekti të kultit fetar në të cilën ishte një sasi e parave që ishin mbledhur për bamirësi. Rasti nën hetime.

Lajme të ngjashme