Vidhen paratë nga arka e Xhamisë së Sibocit të Epërm të Podujevës
Policia e Kosovës ka njoftuar se është vjedhur arka e xhamisë në fshatin Siboc i Epërm në Podujevë.
Kjo veprë dyshohet se është kryer nga persona të panjohur e që policia po heton rastin.
“VJEDHJE E RËNDË Siboc i Epërm, Podujevë 06.12.2024-14:21. Dyshohet se person/a të pa njohur kanë hapur arkën e xhamisë dhe janë vjedhur paratë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.