Vidhen dy kambana të kishës katolike në Ferizaj, policia jep detaje - NACIONALE

Vidhen dy kambana të kishës katolike në Ferizaj, policia jep detaje

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në Ferizaj janë vjedhur dy kambana të kishës katolike.

Në raportin 24 orësh të policisë është thënë se nga kamerat e sigurisë kanë parë se një automjet civil ka hyrë në oborrin e kishës.

Nga këto pamje shihen tre persona të cilët kanë vjedhë kambanat.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona ende të panjohur janë vjedhur dy kambana të kishës katolike. Nga kamerat e sigurisë kanë parë se një automjet civil ka hyrë në oborrin e kishës, ku ishin tre persona të cilët kanë vjedhë kambanat”, është thënë në raport.

Lajme të ngjashme