(VIDEO) Shpejtësi e humbje kontrolli, aksident në Prishtinë me lëndim të një personi dhe dëme materiale - NACIONALE

(VIDEO) Shpejtësi e humbje kontrolli, aksident në Prishtinë me lëndim të një personi dhe dëme materiale

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë një person me shpejtësi ka humbur kontrollin–ende s’dihet shkaqet, nëse lagështi apo arsye tjera–duke goditur një veturë tjetër dhe një objekt.

Policia ka njoftuar mediat se rasti ka ndodhur në ora 21:00, ndërsa Nacionale ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa sipas informatave fillestare, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, tha për Sinjalin, Enis Pllana, zëdhënësi për media i Policisë në Prishtinë.

“Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, e cila po heton rrethanat e aksidentit”.

Lajme të ngjashme