VIDEO: Rifat Jashari i tha edhe diçka tjetër Xhelal Sveçlës, si këshillë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti të enjten bashkë me kabinetin qeveritar ka qëndruar në odën e familjes Jashari.
Kamera e Nacionales ka kapur një moment nga një bisedë mes Rifat Jasharit, vëllait të komandantit legjendar Adem Jashari dhe ministrit Xhelal Sveçla.
Aty pati një moment që u duk goxha si thumb nga Jashari ndaj Sveçlës. Megjithatë, ai pati edhe një këshillë, duke thënë se “sa herë kom ngu, gjithë më mirë ma ka qitë”.
Kjo është biseda e plotë:
Rifat Jashari: Si je? A po të ngo kush a po e ngon kënd a, a veç veten?
Xhelal Sveçla: Po ngoj.
Rifat Jashari: Unë sa herë kom ngu, gjithë më mirë ma ka qitë.
Xhelal Sveçla: Edhe unë po ngoj.