Video: Publikohet momenti i sulmit fizik ndaj i kryetari të Pejës - NACIONALE

Video: Publikohet momenti i sulmit fizik ndaj i kryetari të Pejës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Pejës, Berat Ganiqi, ka publikuar një video ku shihet duke u sulmuar fizikisht kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në video shihen disa persona që janë përfshirë në përleshje.

Graniqi ka dënuar këtë akt të dhunës, duke thënë se dhuna nuk i zgjidh problemet.

Në profilin e tij në “Facebook”, Ganiqi ka shkruar se mendimet ndryshe duhet tolerohen.

“Dhuna nuk zgidhe probleme! Diskutimet dhe debatët janë ato që zgjidhin problemet. Mendimet ndryshe duhet tolerohen dhe nuk duhet përgjigjur me dhunë! Kryetari nuk duhet sulmuar e as këto pamjet e shëmtuara nuk duhet rikthehen në Pejë. Mospajtimet zgjidhen me debate ndërsa në ketë rast mund të zgjidhen edhe me votë. P.s Video është publikuar ashtu siç është dërguar, në fillim jam informuar që kryetari e ka bërë sulmin por në video shihet ndryshe”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme