VIDEO: Pamje nga vendi ku u dogjën disa lokale në Prishtinë
Disa lokale janë djegur mëngjesin e së enjtes te Tregu i Gjelbërt në Prishtinë.
Sipas Mal Gashit, komandanit të brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, informata është pranuar rreth orës 05:45 dhe se lokalet e djegura mbanin produkte si pemë, perime, qebaptore dhe një local me pajisje elektronike.
Ai ka theksuar se dëmet deklarohen të jenë të mëdha.
“Në ora 05:45 është pranuar informatë për një zjarr këtu te Tregu i Gjelbër. Janë përfshirë të gjitha lokalet që mbajnë produkte të ndryshme, si pemë, perime, kafiteri dhe qebaptore dhe një lokale për pajisje elektronike. Ekipet kanë reaguar shumë shpejt dhe profesionale”
“Puna jonë është çështje operative, me krijimin e kushteve për hulumtim fillojnë organet e tjera punën” – ka thënë ai sipas “EO”.
Ndërkohë, në lidhje me rastin ka folur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka konfirmuar se nuk ka të lënduar.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin. Nuk raportohet për persona të lënduar” – ka thënë Ahmeti.