VIDEO: Momenti kur shembet segmenti i rrugës “Malush kosova” në Prishtinë
Një segment i rrugës “Malush Kosova” në Prishtinë është shembur, duke krijuar një gropë të thellë.
Klankosovatv, ka publikuar pamje të momentit kur u shemb rruga. Një qytetar dëgjohet duke thënë, se “po e priste që kjo të ndodhte”.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te shembja e kësaj rruge, e cila konsiderohet ndër më të frekuentuarat në atë pjesë të qytetit.