VIDEO: Hamza fton qytetarët të bëhen pjesë e ekipit të tij - NACIONALE

VIDEO: Hamza fton qytetarët të bëhen pjesë e ekipit të tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që t’i bashkohen kësaj partie.

Ai përmes një videoje të publikuar në Facebook ka ngritur një sërë pikëpyetjesh lidhur me qeverisjen aktuale dhe potencialin e Kosovës.

“Më 9 shkurt, secili prej nesh duhet ta pyes veten: a e pranojmë Kosovën kështu si është sot apo e duam një Kosovë ku mund të bëjmë më shumë? A i kemi rrogat e mira, a po ia ofrojmë rinisë arsimin që e meriton, a po përkrahen bizneset sa duhet, a janë pensionet të mjaftueshme dhe a është mirë Kosova?”

Në të gjitha këto pyetje, Hamza u përgjigj: “Unë besoj në potencialin e Kosovës dhe kjo nuk është më e mira që ne e duam. Ekonomia, arsimi e shëndetësia mund të jenë më mirë”, thotë Hamza, duke shtuar se shpresa për ta përmirësuar jetën tonë duhet të na rikthehet."

Në fund të videos, Hamza i fton qytetarët që të vizitojnë faqen e tij zyrtare, www.bedrihamza.info, që të angazhohen dhe të bëhen pjesë e ekipit të tij.

Videon mund ta shikoni në këtë link: https://www.facebook.com/share...

Lajme të ngjashme