Video: Aksident i çuditshëm te Katedralja në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, më konkretisht, te Katedralja.
Lexuesit i kanë dërguar pamje Nacionales, ku shihet se në aksident kanë qenë të përfshirë të paktën dy vetura.
Po ashtu, është parë e rrëzuar edhe një shtyllë, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident.