Vetëvendosje mbi 72% në votat me postë pas numërimit të mbi 50% të kutive
Procesi i numërimit të votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po shkon drejt fundit, ku tashmë janë proceduar më shumë se gjysma e dërgesave.
Sipas përditësimit të fundit në orën 18:55, me 51.09% të vendvotimeve të numëruara (47 nga 92), rezultatet preliminare tregojnë një dominim të të Lëvizjes Vetëvendosje.
Rezultatet aktuale për subjektet kryesore janë:
- Lëvizja VETËVENDOSJE!: Prin me 72.29% (9,653 vota).
- Lidhja Demokratike e Kosovës: Renditet e dyta me 10.43% (1,393 vota).
- Partia Demokratike e Kosovës: E treta me 8.55% (1,142 vota).
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës): Ka marrë 5.65% (754 vota).
