“Vetëm armë mbrojtëse”: Ministri gjerman pyetet në Beograd se pse po armatoset Kosova - NACIONALE

“Vetëm armë mbrojtëse”: Ministri gjerman pyetet në Beograd se pse po armatoset Kosova

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, foli për armatosjen e Kosovës.

Ministri gjerman tha se Gjermania po armatos jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë dhe shtetet tjera.

I pyetur se në bazë të cilit akt juridik ndërkombëtar Gjermania po e armatos Kosovën, Pistorius tha se “Gjermania furnizon vetëm armë mbrojtëse dhe jo sulmuese”.

Pistorius tha se nga perspektiva e Gjermanisë, është duke folur për shtetin sovran të Kosovës.

Ne e kemi njohur Kosovën, shtetet tjera nuk e kanë bërë, bëhet fjalë për një numër më të vogël shtetesh në botë, është vendim i secilit shtet, por pavarësisht nga çështja e njohjes së një vendi, kërkesë e këtij rajoni duhet të jetë, kur kemi parasysh qëllimin tonë, stabiliteti në rajon si parakusht për afrimin e përbashkët me Bashkimin Evropian, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nga të dyja palët janë të rëndësishme. Është një parakusht themelor për stabilitet dhe asgjë nuk do ta ndryshojë këtë fakt”, tha Pistorius, përcjell Klan Kosova.

Lajme të ngjashme