Vetura rrokulliset mbi urë, policia jep detaje për aksidentin në Zveçan - NACIONALE

Vetura rrokulliset mbi urë, policia jep detaje për aksidentin në Zveçan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një aksident trafiku ka ndodhur në Zveçan pasditen e së martës, ku si pasojë e pakujdesisë, një veturë është rrokullisur mbi urë.

Policia ka bërë me dije se nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Kjo, shkaktoi edhe bllokimin e urës përkohësisht.

“Sipas hetimeve të para, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë dhe mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës. Si pasojë, drejtuesi i automjetit, Z.V., 22 vjeç, ka humbur kontrollin mbi automjetin me targa te huaja dhe është rrokullisur. Fatmirësisht, nga ky aksident nuk është raportuar për persona të lënduar.

Lidhur me rastin, ura ka qenë e bllokuar për një periudhë kohore, duke pamundësuar qarkullimin e automjeteve. Pas ndërhyrjes së autoriteteve përkatëse, ura është liruar dhe qarkullimi është rikthyer në normalitet” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme