Vetura përfshihet nga zjarri në Prishtinë, policia nis hetimet
Një veturë me targa vendore është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.
Sipas informacioneve të Policisë, rasti është denoncuar nga pronari i automjetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
“Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se një veturë e tipit Toyota, pronë e një mashkulli kosovar, ishte duke u djegur. Në vendngjarje intervenuan edhe zjarrfikësit, të cilët e shuan zjarrin”, thuhet në njoftimin zyrtar.