Vetura godet turmën e njerëzve, 35 të vdekur e 43 të lënduar në Kinë - NACIONALE

Vetura godet turmën e njerëzve, 35 të vdekur e 43 të lënduar në Kinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

35 njerëz kanë vdekur dhe 43 të tjerë janë lënduar, pasi një veturë goditi një grup njerëzish afër një qendre sportive të hënën në mbrëmje në qytetin Zhuhai të Kinës, raportoi të martën televizioni shtetëror, CCTV, përcjell agjencia "Reuters".

Incidenti ndodhi pavarësisht nga masat e shtuara të sigurisë në qytet, ku gjithashtu po organizohet një shfaqje ajrore civile dhe ushtarake.

Shumica e videove që janë publikuar nga dëshmitarët janë fshirë nga rrjetet sociale kineze, por disa pamje që ende po qarkullojnë në internet shfaqin shumë njerëz të shtrirë në tokë, të cilëve u ofrohet ndihmë nga ekipet emergjente dhe kalimtarët e rastit.

Disa prej njerëzve të shtrirë duket sikur janë pa vetëdije.

Një dëshmitar i tha revistës kineze “Caixin” se të paktën gjashtë grupe njerëzish ishin grumbulluar në stadium për ecjen e tyre të rregullt, kur ndodhi incidenti.

Grupet përdorin një shteg të caktuar për ecje, i cili shtrihet nëpër perimetrin e stadiumit.

Lajme të ngjashme