E goditi karrocën e invalidit: Policia jep detaje për aksidentin me fatalitet në Banjë të Malishevës
Një burrë ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në Banjë të Malishevës.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr një burrë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po hetohet.
Raporti i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Banjë, Malishevë / 26.10.2024 – 16:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar. Si pasojë viktima dyshohet se ka mbetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.