Veton Berisha thotë se "shpëtimtari" për çështjen e presidentin do të ishte Murat Jashari
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për krizën politike.
Ai theksoi se partitë duhet të arrijnë marrëveshje për presidentin.
“Nuk mendoj se do të dalim nga situata me zgjedhje”, deklaroi Berisha në RTV Dukagjini.
Sipas tij, edhe nëse mbahen zgjedhje, ato nuk sjellin rezultat.
Berisha propozoi Murat Jasharin si kandidat konsensual për tejkalimin e krizës.
“Nuk ka kuptim të mos kemi një emër të unifikuar”, u shpreh ai, duke e parë për "shpëtimtar" të situatës.
Ai shtoi se qytetarët presin veprime konkrete, jo zgjedhje të reja.
Berisha kritikoi partitë për shmangie të përgjegjësisë politike.