Veton Berisha: E kam votën pro për presidentin, por po presim konsensusin e partive shqiptare
Deputeti i Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka deklaruar se e ka të konfirmuar votën pro për zgjedhjen e presidentit.
Por ai thekson se aktualisht është në pritje të arritjes së një konsensusi mes partive të mëdha shqiptare.
Berisha vlerësoi si pozitive takimet e vazhdueshme ndërmjet liderëve të partive, duke theksuar se, ndryshe nga herët e tjera, tani po shihet një komunikim më i shtuar.
“Këto përpjekje janë të mira. Për dallim prej herëve të tjera kur nuk ka pasur komunikim të tillë, tani po zhvillohen takime të vazhdueshme mes liderëve të partive të mëdha shqiptare. Problemi mbetet te mosdakordanca e tyre. Ne po presim që ata të dalin me një konsensus”, ka thënë ai në KTV.