Vetëvendosje ka ulur nivelin e takimeve me administratën amerikane: Mund të takohen vetëm me Sekretarin e shtetit - NACIONALE

Vetëvendosje ka ulur nivelin e takimeve me administratën amerikane: Mund të takohen vetëm me Sekretarin e shtetit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas Lutfi Hazirit, me ardhjen e Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, niveli i takimeve me administratën amerikane ka rënë. Ai pohon, se një qeveri e Vetëvendosjes, mund të arrin vetëm tek Sekratari i shtetit amerikan.

“Unë e thash natyrisht që ndodh vizitë. Në krahasim me administratën e kalume, kur ka qenë LDK’ja ne kemi pas takime në nivel të presidentëve, ne kemi shku te Presidenti në takim. Kur u ardh PDK’ja, nivelin e takimeve e kanë pas zëvendëspresident. Ka qenë z.Biden në atë kohë, ndërsa VV’ja e ka ul nivelin e takimeve te Sekretari i Shtetit. Ky është dallim i madh. LDK’ja gjithmonë, tradicionalisht në udhëheqje, takimet i ka pas gjithëherë me president. I fundit ka qenë Fatmir Sejdiu, ndërsa PDK’ja nivelin më të lartë e ka mbërri zëvdenës-presidentin Biden, ndërsa Vetëvendosje Sekretarin e Shtetit, që është nivel shumë i lartë e përfaqëson Shtëpinë e Bardhë, Administratën dhe e ka përcjellë selamin e presidentit tek delegacioni. Por, ky është niveli dhe përfaqësimi i tyre më i lartë që mundet me mbërri. Nuk ka administratë, Qeveri në Kosovë që mundet me i prish marrëdhëniet me ShBA’të, sepse ata marrëdhënien e kanë me popullin e Kosovës”, ka thënë Haziri në një konferencë për medie.

Haziri, po ashtu, deklaroi se përfaqësuesve të Kosovës i janë dashur 6 vizita, për të arritur të takojnë vetëm Sekretarin e shtetit amerikan.

“Po nëse i bajmë bashkë, në vizitën e gjashtë kanë mbërri me taku Sekretarin e shtetit. Tri herë ka qenë Presidentja dhe dy herë kryeministri në Ëashington për ftesa të caktume, për mos me thanë MCC’ja është burimi i ftesave të vizitave që kanë realizu dhe ka ndodh. Është një e vërtetë e madhe që Amerika dhe kjo administratë me popullin e Kosovës ka marrëdhënie të veçanta dhe të pakushtëzume, ndërsa me politikanë nuk e ka këtë raport. Nuk e dënon popullin e Kosovës për shkak të politikanëve dhe politikave”, vazhdoi Haziri më tutje fjalën e tij.

Lajme të ngjashme