Veterani i UÇK-së nga Drenica i bashkohet AAK-së, njofton Haradinaj
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se veterani i UÇK-së, Agron Kajtazi nga Runiku i Skënderajt, i është bashkuar Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas tij, kontributi i Kajtazit ka vazhduar edhe pas luftës në procesin e shtetndërtimit, përmes angazhimit në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Haradinaj ka përmendur gjithashtu edhe aktivitetin politik të Kajtazit, i cili ka shërbyer si asambleist në Kuvendin Komunal të Skënderajt gjatë mandatit 2017–2021.
“Agroni i bashkohet listës së Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit, duke sjellë me vete përvojën, përkushtimin dhe besimin në rrugëtimin tonë të përbashkët në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.