Veteranët përkrahin marshin në përkrahje të krerëve të UÇK-së në Hagë - NACIONALE

Veteranët përkrahin marshin në përkrahje të krerëve të UÇK-së në Hagë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Të dilën më 2 mars në Prishtinë, do të mbahet një marsh duke kërkuar drejtësi për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë nga Dhomat e Specializuara.

Udhëheqësit e platformës “Liria ka emër” kanë takuar edhe liderët e Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Ata kanë marrë përkrahje për këtë marsh nga veteranët.

Ushtrues detyre i kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, tha se si organizatë do ta përkrahin këtë marsh, pasi e konsiderojnë se në Hagë nuk ka drejtësi por padrejtësi.

“Kishim një takim me platformën ‘Liria ka emër’, të cilët e organizojnë marsh për drejtësi në mbëstetje të shokëve tanë që i kemi në Hagë, sepse atje siç e dini edhe ju kanë ndodh shpesh herë padrejtësi dhe marshi ka kuptim që ajo padrejtësi të vije në vend dhe të bëhet drejtësi, për shkak se krerët e UÇK-së dhe ish-luftëtarët e tyre në shumë raste u kanë mohuar shumë të drejta dhe atje nuk po gjykohen si individë por atje po është duke u gjykuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, tha Klinaku, raporton EO.

Lajme të ngjashme