Veteranët nuk veprojnë: E presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagën minimale - NACIONALE

Veteranët nuk veprojnë: E presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagën minimale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka deklaruar se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagën Minimale. Kjo pavarësisht se kishin paralajmëruar bllokim të Kuvendit.

Jashari në takimin e thirrur nga AAK-ja, shtoi se lënia jashtë Ligjit për Pagën Minimale e kësaj kategorie është vendimi më i keq dhe gabim i madh.

Madje ai këtë e ka quajtur tradhti dhe keqpërdorim të besimit të qytetarëve.

“Vendimet e fundit të kësaj Qeveria përmes deputetëve, ka bërë një gabim të madh. Ka bë tradhti ndaj kësaj kategorie. Mos ta keqpërdorin besimin që ia kanë dhënë qytetarët”.

“Ata që e kanë marrë besimin të punojnë. Ne nuk do të heqim dorë nga qëndrimet e tona. Deri në interpretim të Kushtetuese ne do të presim, edhe pse jemi preku keq është ther dinjiteti i secilit qytetarë”, deklaroi Jashari. /EO

Lajme të ngjashme