Vetëplagoset një person në Drenas
Një person dyshohet se është vetëplagosur nga arma e zjarrit të dielën në Drenas.
Policia ka njoftuar të hënën se i plagosuri ka pranuar trajtim mjekësor.
PËRDORIM I ARMËS
Gllogoc / 01.12.2024 – 12:40. Një mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor pasi i njëjti dyshohet se është vetë-plagosur nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tre fishekë, ndërsa arma që dyshohet se është përdorur nuk është gjetur. Rasti në hetime nga njësitë relevante.