Vetëm Lista Serbe nuk i shkoi në takim presidentes Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka zhvilluar dy takime konsultative me partitë politike parlamentare me qëllim të gjetjes së një zgjidhje për daljen nga ngërçi politik.
Në takim e dytë që shefja e shtetit e ka zhvilluar me partitë e komuniteteve joshumicë nuk ka marrë pjesë vetëm Lista Serbe.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, ka thënë se kjo parti ka qenë e ftuar për këtë takim.
“Lista Serbe ka qenë e ftuar në takim konsultativ me subjektet politike të komuniteteve joshumicë, porse nuk ka ardhë”, ka thënë Kupina për gazetën Nacionale.