Vetëm edhe një ditë afat: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen në zgjedhje - NACIONALE

Vetëm edhe një ditë afat: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen në zgjedhje

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Vetëm një ditë para përfundimit të afatit për deklarimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe koalicioneve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka pranuar njoftime nga një numër i konsiderueshëm subjektesh politike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se deri më 6 maj 2026, në orën 12:00, 18 parti politike kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje, 4 të tjera kanë njoftuar mospjesëmarrjen, ndërsa është regjistruar edhe një koalicion i përbërë nga dy parti.

Sipas tij, kjo periudhë, e cila ka nisur më 1 maj dhe përfundon më 7 maj, vlen për 53 partitë e regjistruara në Kosova.

Elezi theksoi se procesi është ende në vazhdim dhe partitë kanë edhe pak kohë për të përmbushur obligimet ligjore ndaj KQZ-së.

Lajme të ngjashme