Vetëaksident në Gjilan, policia jep detaje - NACIONALE

Vetëaksident në Gjilan, policia jep detaje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një veturë është aksidentuar në fshatin Dobërqan të Komunës së Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka thënë për Gazetën Nacionale se përpos dëmeve materiale, nuk ka pasur lëndime trupore dhe se hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Me datën 06.01.2024 një vetëaksident trafiku ia ndodhur rreth orës 06:45 ku një automjet në hyrje të fshatit Dobërqan është vetëaksidentuar. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore nuk ka pësuar askush. Hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rrethanave të rastit.” – ka thënë Osmani.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Lajme të ngjashme