Vetaksidenti në Ranillugë, vdes edhe vajza e dytë - NACIONALE

Vetaksidenti në Ranillugë, vdes edhe vajza e dytë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka konfirmuar se ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti, i cili ka ndodhur në fshatin Domorovc-Hodonovc të Komunës së Ranillugut.

Në një deklarata për RTV Dukagjini, ai ka thënë se viktima e dytë është sjell pa shenja jete në spital.

Një prej personave që janë aksidentuar nuk e kanë sjellë në spital. Sipas të gjitha gjasave është e vdekur në vend. Një tjetër që e kanë nisur për në spital e kanë sjellë pa shenja jete, po besoj gjatë rrugës ajo ka ndërruar jetë dhe ka pasur lëndime në kokë që sipas të gjitha gjasave ato e kanë shkaktuar vdekjen, por ajo mbetet të verifikohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.

Kufoma e të ndjerës ende është këtu dhe presim që të vijë ekipi i IML-së për ta marrë. Kurse personi i tretë ka pasur lëndime në mushkrinë e djathtë si pasojë e traumës, si dhe lëndime në formë të thyerjes së unazës së katërt lumbale dhe ajo është rrugës për në QKUK. Ajo mund të themi që është jashtë rrezikut për jetë, por për trajtim të mëtutjeshëm e kemi nisur për në QKUK”, është shprehur ai.

Mediat kanë raportuar se në këtë aksident në vendin e ngjarjes ka mbetur e vdekur një vajzë 23-vjeçare, kurse viktima e dytë është një vajzë e moshës 20-vjeçare.

Lajme të ngjashme