Vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, vetura përfundon në lumë
Një veturë me tre persona ka përfunduar në lumë tek ura e Drinit të Bardhë si pasojë e një vetaksidenti.
Vetaksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë-Gjurakoc, më saktësisht në fshatin Dubovë.
Lajmin për Gazetën Nacionale, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 14:50, Policia ka marrë informatën për një vetaksident tek ura e Drinit të Bardhë, ku një veturë ka rënë në lumë, në fshatin Dubovë. Në veturë kanë qenë tre persona, të cilët me ndihmën e qytetarëve janë larguar nga vetura dhe nuk kanë pësua lëndime serioze. Të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në Spitalin e Pejës.” – ka deklaruar Gashi.